Arkitekturë dhe dizajn urban

Ekspertiza jonë është që të ofrojmë shërbime të plota arkitekturore, nga koncepti në ndërtim / mbikëqyrje. Gjatë procesit arkitektonik ne jemi të fokusuar në analizën e kontekstit, ku do të pozicionohet ndërtesa, cili do të jetë funksioni dhe roli i saj. Ne e studiojmë secilin element në detaje, duke marrë parasysh dritën, materialet, metodat dhe teknologjitë e reja.

Dizajn I hapësirave të brëndshme

Ne bejme dizajnin e hapsirave të brendshme si për projekte private dhe publike. Puna jonëeshte nje gershetim i balancuar i vizionit të secilit klient dhe specifikimeve tona për të sjellë ide të reja në çdo projekt. Nuk është vetëm një proces, por një përvojë që reflekton gjalleri.

Dizajn mobiljesh

Ne dizenjojmë çdo element në projektet e brendshme dhe gjithashtu mendojmë per te gjitha detajet për të krijuar një hapësirë të jashtëzakonshme dhe funksionale. Ne punojmë me produkte të reja ose me përmirësimin e atyre ekzistuese të ndjekura nga një proces kërkimor dhe kreativ.

Mbikqyrje e projektit

Me marrëveshje, mund te perfshihet mbikëqyrja e projektit nga arkitektet tane. Planifikojmë dhe monitorojmë progresin e punës ndërtimore. Ekipi ynë do t'ju ndihmojë të shmangni gabimet, përshpejtimin e procesit dhe për të kryer lehtësisht të gjitha fazat e punës ndërtimore. Mbikëqyrja përfshin si në vijim:
1. Vizitat në terren
2. Vizitat e dyqaneve për zgjedhjen e materialeve si pllaka, ndricim dhe cdo gje tjeter.
3. Mbikëqyrja dhe konsulenca për instalimet dhe punimet përfundimtare.
4. Konsulencë dhe monitorim të pajtueshmërisë dhe përfundimit të secilës fazë të punës.
5. Përzgjedhja së bashku me klientin materialet, mobiljet dhe sendet e brendshme, etj